Interi jo vetëm që nuk e jep Shkriniarin, por merr edhe Açerbin!

Pritet jo vetëm që të vijë një mbrojtës, por edhe një mesfushor, ndërsa tifozët kanë nisur të kenë më shumë besim. Interi e ka nisur mirë kampionatin me dy fitore, dhe po ashtu po vazhdon mirë në fazën e transferimeve duke mos lejuar largimin e Milan Shkriniarit tek Paris SG. Nga ana tjetër, reparti mbrojtës do të ketë edhe një përforcim tjetër. Flitet se ka marrëveshje me lojtarin e Lacios, Açerbi (të kritikuar nga tifozët), por gjithsesi klubi milanez është në pritje me shpresë se mos merr Akanxhiun e Dortmundit apo Çalobahun e Çelsit. Trajneri Inzagi mund të jetë i kënaqur, pasi ekipi do të jetë vërtet i fortë.

Sfidanti.al