Reali pret që Benzema dhe Ançeloti të fitojnë çmimet e UEFA-s

Përplasja e ashpër mes palëve ende mbetet e papërfunduar, dhe mund të shpërthejë nga momenti në moment, por Europa nuk është si Shqipëria. UEFA vërtet e ka “halë në sy” Realin e Madridit për shkak të projektit të Superligës Europiane, veçse kur vjen puna për t’ia njohur meritat nuk ngurron aspak. Nuk mund të jetë ndryshe në një Europë që është shumë më qytetare sesa vendi ynë i dashur. Kështu, tifozët dhe mediat madrilene presin që Karim Benzema të shpallet lojtari më i mirë i vitit i Europës nga UEFA në ceremoninë e nesërme në Nion. Po ashtu, pritet që Karlo Ançeloti të fitojë çmimin si trajneri më i mirë, përpara Guardiolës e Klopit. Së fundi, në formacionin e vitit të UEFA-s pritet të jenë 5 lojtarë të Realit.

Sfidanti.al