Duranti si Kobi Brajanti, tërheq kërkesën për largim nga Bruklini

Një analist sportiv në SHBA e cilësoi veprimin e duhur të klubit, sepse transferimi i yllit kryesor do të ishte “sikur të jepje një Bugati për disa pjesë këmbimi”. Kështu, Kevin Duranti e tërhoqi kërkesën e tij për t’u larguar nga Bruklin Netsat, ndërsa klubi e bindi pasi shkoi për ta takuar në Los Anxhelos. Ky veprim në SHBA po krahasohet me atë të Kobi Brajantit që në një moment deshi të largohej nga Lejkërsat, dhe pastaj u bind që të qendronte.

Sfidanti.al