Nëse mesfushori holandez do të kalonte në Mynih të paktën klubi blaugrana do të lehtësohej nga rroga e tij, që nuk është aspak e vogël. Gjithsesi, duket e vështirë që Frenki De Jongu të shkojë tek Bajerni, edhe pse nuk do të shkojë tek Man. Junajtidi e nuk po thuhet asgjë për një kalim të mundshëm tek Çelsi. Bavarezët nuk duan të shpenzojnë shumë para, ndërsa kartoni i De Jongut është 85 milionë euro. Po ashtu, trajneri Nagelsman ka lojtarë të gatshëm dhe vetëm dëmtimi i Goreckës nuk besohet ta detyrojë klubin të shpenzojë kaq shumë. Bajerni mori dikur hua Kutinjon nga Barcelona, por këtë herë është ndryshe dhe një variant i tillë nuk do të pranohet.
Sfidanti.al