Mediat angleze e japin si një nga lajmet e para dhe kanë të drejtë. Disa ditë më parë u tregua sesi trajneri Erik Ten Hag i ndëshkoi yjet e tij pas katastrofës 0-4 ndaj Brentfordit në Premier Ligë, duke i detyruar të bënin 12 km vrapim në mes të vapës e duke i hequr ditën e pushimit. Tashmë, mësohet se trajneri holandez jo vetëm që detyroi futbollistët të vraponin shumë në të nxehtë, por edhe u bashkua me ta, duke i bërë edhe ai ato 12 kilometra. Këtë veprim Ten Hagu e bëri për të fituar respektin e skuadrës dhe për të bindur lojtarët në drejtësinë e metodave të tij. Fitorja ndaj Liverpulit tregoi se ia ka arritur qëllimit, ndërsa Junajtidi vrapoi shumë më tepër sesa ndaj Brentfordit.
Sfidanti.al