Milan, kujdes se Çelsi mund të ta marrë Leaon!

Nuk dihet nëse ka kohë për një lëvizje të tillë, sepse ka mbetur vetëm një javë derisa të mbyllet sezoni i transferimeve. Tek Çelsi e dinë këtë, por trajneri Tuhel i ka kërkuar përforcime pronarit Boehli, dhe këto mund të jenë në formën e dy sulmuesve, Obamejang dhe Rafael Leao. i pari mund të vijë nga Barcelona, pasi edhe katalanasit dëshirojnë të ulin shpenzimet dhe të rregullojnë bilancet, ndërsa për Leaon nuk ka asnjë dëshirë nga Milani. Sipas mediave italiane, kuqezinjtë do të kërkonin 150 milionë euro si karton, ndonëse Çelsi beson se ia del me 100 milionë euro. Vendimtare, dëshira e futbollistit i cili nuk ka ndonjë kontratë afatgjatë në Milano, por ndoshta vërtet një javë mund të mos dalë për një transferim të tillë.

Sfidanti.al