Klop e pranon: Jam i shqetësuar nga situata e Liverpulit!

Sadio Mane tashmë po “këndon” diku tjetër, ndërsa “sozia e tij” Daruin Nunjez ishte i pezulluar. Përveç kësaj, të kuqtë patën mungesa të rëndësishme si Konate, Matip, Tiago Alkantara apo edhe Zhota. Gjithsesi, asnjë nga këto nuk mund të jetë arsye e mjaftueshme që Liverpuli të ketë vetëm 2 pikë pas 3 javëve të para në Premier Ligë, dhe të pësojë një humbje 1-2 në “Old Traford” ndaj Mançester Junajtidit. “Jam i shqetësuar për situatën tonë, – pranoi trajneri Jurgen Klop, – Junajtidi ishte agresiv në fillim, ndërsa ne jo. Nuk patëm edhe fat, pasi mund të kishim barazuar që në pjesën e parë. Junajtidi do të luante fort, por ne nuk ishim 100 për qind gati. Nuk ishte ndeshja që duhej të luanim. Kemi shumë dëmtime, vetëm 14-15 lojtarë të gatshëm. Ne duhej ta kishim fituar këtë ndeshje, unë kështu e mendoj”.

Sfidanti.al