PSG ka 3 nga 5 lojtarët me notë më të lartë në Europë këtë sezon

I pari dhe në mënyrë të merituar është Nejmar. Braziliani ka marrë një vlerësim 9.53 për paraqitjet deri tani këtë vit të ri sportiv, dhe kjo është shumë pranë maksimumit, pra 10-ës së plotë. Nejmari ka shënuar e ka shërbyer asistë, duke u treguar krejt i ndryshëm në krahasim me sezonin e kaluar. Lionel Mesi është lojtari i dytë më i vlerësuar këto javë në 5 ligat kryesore të Europës si Premier Liga, La Liga, Bundesliga, Seria A dhe Liga e Parë franceze. Argjentinasi ka notën 8.71, ndërsa pas tij vijnë Armand Loriente me 8.68 dhe ylli i ri i Bajernit, Xhamal Musiala me 8.65. i pesti në këtë listë është Kilian Mbape me notën 8.59. Kjo do të thotë se Paris SG 3 nga 5 lojtarët më të vlerësuar deri tani në 5 ligat më të forta të Europës.

Sfidanti.al