Kimih: Levandovski ka të drejtë që nuk dëshiron të ndeshet me Bajernin

Sulmuesi polak është shprehur se shpreson që bavarezët të mos jenë rivalë të Barcelonës në fazën e grupeve në Champions. Robert Levandovski tashmë i njeh mirë të dyja skuadrat, pasi tek Barça kaloi që nga Bajerni, dhe Xhoshua Kimih mendon se ai ka të drejtë. “Mendoj se duhet të ketë arsye të forta për këtë”, – shprehet mesfushori gjerman duke qeshur. Mediat bavareze thërrasin me të madhe se “kush është ai që dëshiron të ndeshet me Bajernin në këtë kohë?” Kampionët e Gjermanisë e kanë nisur sezonin shkëlqyeshëm dhe besohet se do të ishin tepër të vështirë edhe për Barcelonën, ndonëse skuadra katalanase është forcuar shumë këtë vit.

Sfidanti.al