Reali po lutet që Paris SG ta marrë Lionel Mesin!

Në Madrid e kanë hallin te Kilian Mbape dhe çdo lajm që lidhet me francezin zgjon interesimin maksimal. Së fundmi, “profecia” erdhi nga Brazili pasi një gazetar i njohur deklaroi se Paris SG po përpiqet të marrë Lionel Mesin. Sipas tij, klubi parizien do t’i bëjë yllit argjentinas një ofertë “të parefuzueshme” 2-vjeçare me të drejtë për ta rinovuar edhe me një sezon tjetër. Nuk dihet se cila do të jetë përgjigja e Mesit, por Reali shpreson që ai të thotë “Po”, në mënyrë që PSG të lejojë Mbapenë të largohet, pra që kampioni i botës të shkojë në Madrid.

Sfidanti.al