PSG synon të fitojë 230 milionë euro nga fanelat e Mesit këtë sezon

Vërtet një plan madhështor i cili me shumë gjasë mund të realizohet. Lionel Mesi pritet të jetë miniera e artë për klubin e madh francez, dhe sipas mediave, presidenti Al Helaifi ka përcaktuar se gjatë këtij viti sportiv, 2021-2022, të shiten 1,5 milionë fanela të argjentinasit. Me çmimin 155 euro për fanelë, xhiroja e siguruar prej tyre do të arrinte mbi 230 milionë euro. Që në ditët e para pas transferimit, Paris SG ka fituar 30 milionë euro nga fanelat dhe shallet e Mesit. Ndikimi i superyllit do të jetë edhe në vlerën e kontratave të sponsorizimit si dhe në kontratën e të drejtave televizive në ligën franceze.

Sfidanti.al