“Kjo gjë nuk duhej të ndodhte, ne thjesht jemi një stacion metroje në metropolin e Londrës”. Këto ishin fjalët e trajnerit danez të Brentfordit, Tomas Frank, pas fitores së madhe ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë të sezonit në Premier Ligë. Ky sukses nuk ishte thjesht i një skuadrë të sapongjitur në kategori! Brentfordi luajti ndeshjen e parë në elitën e futbollit anglez pas plot 74 vjetësh, që kur ra nga kategoria në 1947. “Një atmosferë e jashtëzakonshme, – tha Franku, – kam mbetur pa fjalë. Tifozët tanë mund të ëndërrojnë”. Tifozët gjatë gjithë kohës këndonin “ne jemi në krye të Premier Ligës”.
Sfidanti.al