Paris Saint-Germain ende nuk ka hequr dorë nga ideja për të rinovuar kontratën e Kylian Mbappé. Gazeta Sport raportoi të rejat e fundit mëngjesin e sotëm, ku shkruhet se klubi francez do t’i paraqesë një propozim përfundimtar zyrtar përfaqësuesit të sulmuesit në ditët në vijim. Samiti është planifikuar për javën e ardhshme, me synimin për të bindur Mbappe që të mbetet i lidhur, të paktën nëpërmjet kontratës me PSG-në, pa u larguar si një transferim të lirë verën e ardhshme.
E thënë më thjeshtë, parisienët kërkojnë të fitojnë diçka, nëse lojtari ikën. Real Madridi po monitoron me interes evoluimin e situatës dhe po pret momentin e duhur për t’u hedhur në sulm. Të presim e të shohim.
sfidanti.al