“Topi i Artë 2023” është thjesht një formalitet pasi tani të gjithë e dinë se çfarë do të ndodhë në ceremoninë e 30 tetorit. Leo Mesi do të fitojë për herë të tetë çmimin duke mundur kështu Erlind Haland, i cili do të jetë në vendin e dytë.
Me këtë sukses argjentinasi do të bëhet lojtari i parë, i cili fiton këtë vlerësim si një lojtar i një ekipi që nuk është pjesë e kontinetit të vjetër. Por ajo çfarë është edhe më e rëndësishme për “Pleshtin” dhe fansat e tij është fakti se me këtë trofe individual mbyll një herë mirë ç’do diskutim në lidhje me rivalitetin me Kristiano Ronaldon.
Pas ceremonisë të çmimit Mesi do të udhëtojë drejt Kinës ku Inter Majemi do të zhvillojë dy miqësore. Pasi dështuan që të arrinin në fazën me eleminim direkt në MLS, ekipi nga Florida ka arritur një akord të mirë ekonomik me dy skuadrat të Super Ligës Kineze si Qingdao Hainiu FC dhe Chengdu Rongcheng.
sfidanti.al