Jose Mourinho do të largohet nga Roma

Në fund të këtij sezoni, Jose Mourinho do të largohet nga Roma në fund të këtij sezoni për të mbyllur tre sezone në krye të skuadrës verdhekuqe. Portugezi do të respektojë kontratën por nuk do të ulet në tryezë për ta rinovuar atë dhe lajmin e bëjnë të ditur medit italiane që shtojnë se këtë vendim ai e ka marrë i koordinuar me klubin kryeqytetas.

Sipas Corriere dello Sport, presidenti Dan Friedkin tashmë ka një emër në mendje për zëvendësimin e trajnerit portugez, atë të gjermanit Hans-Dieter Flick. Antonio Conte është një tjetër emër që pëlqehet shumë nga Roma, por mbetet të shihet nëse do të ketë ndryshime në listën e drejtuesve.

sfidanti.al