Kosova merr një lajm të keq, Rrahmani mbyll vitin

Albion Rrahmani nuk do rikthehet në fushë deri në janarin e vitit të ardhshëm. Sulmuesi i Kosovës pësoi dëmtim të rëndë në ndeshjen e Përfaqësueses ndaj Andorrës, duke lënë kështu fushën me barrelë.

Në medien rumune, “Prosport” jepet lajmi i keq. Rapidi i Bukureshtit ka humbur shërbimet e futbollistit Rrahmani për muajt në vijim. Albion Rrahmani këtë sezon, në 6 ndeshje ka bërë mjaft mirë, duke shënuar jo pak por 6 gola. Gjithashtu, ai ka dhuruar edhe 2 asiste.

sfidanti.al