Kampionia e Francës e arriti edhe një tjetër fitore, duke lënë pas barazimin zhgënjyes me Monakon, në një ligë që cilësohet “e kooperativistëve”, por që është bërë interesante. Suksesi ishte 3-0 në fushën e Nantës (dikur ekip shumë i fortë) dhe shkëlqeu Kilian Mbape me 2 golat e tij. Gjithsesi, shkëlqeu edhe Lionel Mesi me 2 asistet e tij, që të dy për golat e kampionit të botës nga Franca. Superylli argjentinas 35-vjeçar ka 6 asiste në 6 ndeshje të Ligës së Parë këtë sezon, ndërsa u bë i pari lojtar në 5 ligat kryesore të Europës që shërben 100 asiste që nga sezoni 2015-2016. Kulmin e pati me Barcelonën në 2019-2020 me 21 asiste, ndonëse këtë edicion është në rrugë të mbarë për ta tejkaluar këtë rekord.
Sfidanti.al