Zhan Todt nuk jep asnjë sqarim për gjendjen shëndetësore të Shumaherit!

Shtatë herë kampioni i botës duket se vazhdon të mos jetë mirë, dhe kjo kuptohet se që të gjithë ata që janë pranë tij ose nuk flasin fare, ose flasin me gjysmë zëri. Edhe Zhan Todt, ish-shefi i Ferrarit dhe bashkëpunëtor i afërt me Mikael Shumaherin, nuk jep ndonjë sqarim për gjendjen e pilotit të dikurshëm të Formula 1. “Ai është në duart më të mira të mundshme, – shprehet francezi, – unë do të shkoj ta vizitoj përsa kohë që të jetë në këtë botë”. Nuk dihet sesi është Shumi, i cili mbetet gjallë, por duket në gjendje vegjetuese që pas aksidentit të tmerrshëm me ski alpine në Alpet e Francës në 2013.

Sfidanti.al