Për momentin, e ardhmja e tij është e futur në “frigorifer”. Ylli kryesor i futbollit botëror, Kilian Mbape (tashmë, besohet se e meriton këtë vlerësim) kërkon që ai dhe gjithë të tjerët të jenë të përqëndruar tek përballja në Champions me Realin që nuk ka përfunduar ende, ndërsa e ardhmja ka ende kohë për t’u zgjidhur. Sidoqoftë, presidenti i Paris SG, Naser Al Helaifi, bën punën e tij dhe sipas mediave i ka ofruar sërish rinovimin kampionit të botës madje me rrogën 1 milionë euro në javë, që do të thotë mbi 50 milionë euro në vit. Asnjë futbollist nuk merr kaq, vetëm Mesi fitonte më shumë tek Barcelona, ndërsa pritet që në javët që vjen Mbapeja të japë një përgjigje. Sipas “Markës”, 23-vjeçari ka një kusht kryesor, që të jetë ai lideri i ekipit, diçka jo e lehtë me Mesin dhe Nejmarin në përbërje. Duket se edhe këtë do t’ia premtojnë që nga sezoni i ardhshëm, diçka që ai po e fiton në fushën e lojës. Megjithatë, nuk është e sigurt që Mbapeja do të qendrojë tek PSG-ja, dhe nuk do të shkojë tek Reali apo edhe tek Liverpuli.
Sfidanti.al