Një deklaratë e Altin Lalës, një nga futbollistët më të dashur dhe më të besueshëm, lidhur me Ergys Kaçen, të përjashtuarin e luksit në Kombëtare, ka tingëlluar aq e pavertete, sa nuk besohej se dëgjonim zërin e tij: “ E dini pse nuk luan Kaçe në Kombëtare? Sepse nuk stërvitet rregullisht..” Dukej si një rrufe në qiell të pastër, kur buron nga goja e një autoriteti që i ka thënë gjërat pa u ndikuar nga loja në prapaskenën kuqezi. Sapo dëgjon këtë deklaratë, pyetja e parë është dyshuese: janë me të vërtetë fjalët e Lalës? Apo siç ndodh zakonisht, shefat nga FSHF, aplikojnë shpëlarjen e trurit lidhur me flakjen misterioze të futbollisti plot fantazi.
Nëse Lala ka zbuluar “gralin” për mungesën e Kaçes në Kombëtare, atëhere do të provonim ta kundërshtonim vetëm me një argument: nëse për shqiptarët Kaçe është pa stërvitje, cilin ka mik në Çeki që e fut në formacion, bile edhe “ndihmon” të tregojë klasin në mesfushë. Goja e futbollit është qepur , dhe shumë të vërteta shtrembërohen , ajo që dëshpëron është pjesëmarrja e Altin Lalës në një mesele, ku trajneri De Biazi nuk po gjen dot avokat për ta fituar gjyqin me opinionin.