Italia s’i shënon dot gol Gjermanisë,  Beloti ishte personazh i vitrinës

Sapo arbitri Soarez ka vërshëllyer mbarimin e ndeshjes me Gjermaninë, trajneri Ventura e tregonte edhe në pamje se ekipi i tij  ishte përgjigjur pozitivisht në fushë: personalitet dhe siguri ndaj kampionëve të Botës, Gjermanisë, edhe pse në fushë nuk ishin më të mirët e tyre.  Axurrët vuajtën më pak këtë ndeshje, ndërsa mendohej se do të peshonte mungesa e Veratit,  por ishte De Rosi që frymëzoi më shumë lojën, duke shtyrë ekipin që ta kërkonte deri në fund fitoren.

Ishte vetëm një miqësore luksi,  që edhe pse pa gola, për trajnerin Ventura rezultoi një prove konfirmimi për sulmuesin Beloti, që edhe ndaj Anglisë tregoi se është një pykë me cilësi të admirueshme. Sigurisht, akoma ka vend për t’u përmirësuar,  sidomos kur luan në një ekip që ka entuziazëm në lojë.  Nëse shtylla nuk do ta ndalonte Belotin për të provuar shijen e golit, do të kishte edhe meritën për të qënë lojtari më i mirë i ndeshjes.