Trajneri i Spanjës, Julien Lopetegui, edhe pse Spanja ka mundur të shmangë një humbje luksi në Uembli me Anglinë, ishte i bindur se gjatë 90 minutave “furia e kuqe” kishte pamje të ndryshme. Pas ndeshjes, theksin e vë tek karatekteri, metaliteti dhe ambicia për të patur personalitet gjatë lojës, dallimi mes Anglisë dhe Spanjës ishte i pranishem. “ Ishte një ndeshje e nivelit të lartë që pati intesitet. Besoj se trajneri i Anglisë, Sauthgejt, është duke bërë një punë të mirë me përfaqësuesen, të cilët janë më të fortë dhe më shumë kompetitivë”.
Në një skenë luksi si “Uembli”, Spanja ka shpëtuar nderin në minutat e fundit duke barazuar 2-2, por trajneri i largohet rezultatit: “ Ishte një provë pozitive për Aspas dhe Herrera. Të gjithë futbollistët donin të jepnin maksimumin”