Ishin jo pak, por katër “skena krimi” në vendin e madh europian në përfundim të sezonit. Në Bohum, Këln, Rostok dhe Dresden tifozët shpërthyen kundër policisë dhe si rezultat pati të plagosur nga të dyja anët, të arrestuar dhe një tronditje të thellë. Në Bohum u plagosën 8 oficerë policie dhe u arrestuan 10 njerëz. Në Këln, pasi ekipi shpëtoi nga rënia në kategorinë e dytë, pati përleshje dhe plagosje nga tifozët dhe policia, ndërsa drejtori sportiv, Horst Held deklaroi se “nuk kemi përgjegjësi jashtë stadiumit, është pjesë e policisë”.
Në Rostok ishin 7 500 tifozë në stadium, 6 000 festuan tek “Pazari i Ri” (Nojer Markt-Neuer Markt) ngjitjen në Bundesligën e dytë, dhe 250 tifozë protestues sulmuan policinë me shishe dhe piroteknikë. Në Dresden u arrit kulmi sërish për ngjitjen në Bundesligën e dytë, dhe plot 185 oficerë policie u lënduan (!!!), 44 tifozë u plagosën dhe 30 vetë u ndaluan. Studiuesi i tifozëve, Gynter Pilc, thotë se “policia i ndalonte njerëzit të festonin, dhe entuziazmi u kthye në zemërim dhe urrejtje për policinë që shihej si armike”.
Sfidanti.al