Mesi-Aguero si “vëllezërit siamezë”, a do t’ia dalë Barça aty ku dështoi Argjentina?!

Kjo është pyetja e madhe që bëhet në Katalonjë, por edhe në gjithë Spanjën dhe Europën. Kun Aguero do të bashkohet me “bandën” e Lionel Mesit tek Barcelona dhe dy argjentinasit janë konsideruar gjithnjë si tepër të lidhur, si “vëllezërit siamezë”, veçse kur kanë luajtur të dy bashkë tek Argjentina nuk kanë arritur të japin maksimumin, jo atë që pritej prej tyre. Ata kanë luajtur gjatë në kombëtare së bashku, duke fituar medaljen e artë në Lojrat Olimpike në 2008, si dhe kanë arritur në finalen e Kupës së Botës në 2014, përfshi edhe dy finale të Kupës së Amerikës të humbura. Pritshmëria është e madhe tani që Aguero u largua nga Mançester Siti (pas finales së Championsit javën e ardhshme), por po ashtu janë edhe dyshimet. A do të mundet të bëjnë tek Barcelona atë që nuk e kanë bërë dot deri tani tek Argjentina, ndërsa janë në moshë mbi 32 vjeç?

Sfidanti.al