Teuta, kampione e Superligës, titulli i dytë i durrsakëve në histori!

Ndoshta as ata vetë nuk besonin aq shumë, por ja që ia dolën. Përkundër akuzave e dyshimeve të përhershme, që në Shqipëri kanë nisur besohet që me kampionatin e parë në 1930, përfundimi është ky:  Teuta e Durrësit është kampionia e re e vendit. Titulli ishte thuajse i fituar sepse mjaftonte një fitore ndaj Apolonisë në “Niko Dovana”, dhe ajo u arrit e thellë, ndonëse ndryshimi u bë pas pushimit. Fitore 6-1 ndaj 2-0 të arritur nga Vllaznia ndaj Laçit në Shkodër, dhe pas përfundimit me pikë të barabarta, nga 66, vendosi golaverazhi.

Ky ishte titulli i dytë në histori për “djemtë e detit”, i pari që nga viti 1994, kur në fushë ishte ekipi i trajnerit Bashkim Koka me portierin Kapllani, me Abazin, Furrxhiun, Alliun, Dobin apo Koçën sa për të përmendur disa emra. Sot kampionët janë Frashëri, Arapi, Emiliano e Lorenc Vila, Karabeci Daja apo Devi Bregu. Meritë e madhe e trajnerit Edi Martini, në titullin e parë në stol, dhe e presidentit Edmond Hasanbelliu, më i vjetri nga drejtuesit aktualë të futbollit në vend, që nga viti 1997. Teuta do të jetë në Champions e mund të fitojë të paktën 1 milionë euro, ndërsa Vllaznia, Partizani e Laçi shkojnë në Ligën e Europës.

Ndaj Apolonisë pjesa e parë u mbyll vetëm 2-1, por pas pushimit golat erdhën radhazi, e ndoshta durrsakët patën frikë se ajo që po ndodhte në Shkodër mund t’u prishte punë, apo ndoshta fierakët u dorëzuan para kohe. Devi Bregu shënoi 3 gola, nga një Lorenco Vila, Arapi e Plaku, ndërsa Mihana shkurtoi përkohësisht për miqtë.

Në Shkodër, Vllaznia mundi 2-0 Laçin me golat e shënuar nga Marku e Dilaver, por u detyrua të kënaqej me vendin e dytë, që ishte gjithashtu një sukses për ekipin e trajnerit Brdariç dhe sponsorit Xhaferi. Në përfundim të sezonit, Bylisi ra nga kategoria bashkë me Apoloninë, pas humbjes 2-4 në Ballsh me Partizanin, ndërsa Kastrioti luan në plej aut me Tomorin.

Sfidanti.al