Kupa e Shqipërisë, përcaktohen çiftet e 1/16-ve

Janë përcaktuar çiftet e fazës së 1/16-ve të finales të Kupës së Shqipërisë, që kanë dhuruar disa përballje interesante. Skënderbeu do të përballet me Apoloninë, ndërsa Laçi do të luajë kundër Shirokës. Pogradeci do të sfidojë Kukësin, ndërsa Flamurtari do të përballet me Butrintin. Kastrioti-Eagle, Besa-Korabi, Iliria-Luftëtari dhe Bylis-Besëlidhja janë përballjet e tjera të këtij turi. Kujtojmë që skuadrat që janë renditur në tetë vendet e para sezonin e kaluar në kampionatin Abissnet Superiore do të futen në garë në turin pasardhës të Kupës së Shqipërisë.