Rruga është përcaktuar; Antonio Conte po përgatitet të lërë Interin. Është cështje orësh apo ditësh arritha e një akordi me klubin për një ndarje konsensuale që do të thotë se nuk do të ketë as shkarkim e as dorëheqje. Do të kërkohet një pikë takimi duke parë se trajneri ka edhe një vit kontratë dhe askush nuk dëshiron që të ketë probleme, përkundrazi. Por mes kërkesave të pronarëve dhe ambicieve të trajnerit diferencat janë të mëdha dhe të pamundura për t’u zbutur
Presidenti Zhang bëri pasqyrimin e situatës te bordi i menaxhimit të klubit duke shfaqur nevojën për reduktimin e nivelit të pagës dhe një merkato që duhet të mbyllet në aktiv, pra jo investimëe të mëdha dhe largimin ndoshta të një futbollisti me peshë. Kushte të cilat Marotta dhe Ausilio ia përcuan Contes
E ardhmja e Antonio Contes në këtë pikë, nëse nuk do të ketë një përmbysje të madhe të situatës, do të jetë larg Milanos e me shumë mundësi edhe larg Italisë. Në Serie A nuk ka asnjë klub që mund t’ia lejojë vetes një trajner me ambiciet dhe pretendimet ekonomike, por nga ana tjetër është e pamundur që vetë Conte të ketë dëshirë që të rinisë gjithcka që këtu. Nuk përjashtohet mundësia që italiani të marrë edhe një vit pushim, ndërkohë që janë edhe hipotezat Tottenham e Manchester United dhe Real Madrid te ky I fundit ai mund të zëvendësojë Zidane
Sfidanti.al