Numërimi mbrapsh ka nisur prej disa kohësh, dhe sot është drejt përfundimit. Futbolli italian nuk mund të kishte ndeshje më të mirë si “kopertinë” sesa Juventus-Milan, në orën 21:00, dhe për më tepër vendimtare, pasi do të përcaktohet finalisti i parë i Kupës. “Nuk ka asnjë mendim të lehtë, – thotë Mauricio Sarri, – me Milanin e kemi pasur të vështirë në ndeshjet e kaluara, nuk pres të jetë ndryshe këtë herë. Duhet përqëndrim maksimal, dhe nuk lexoj gazetat që na quajnë favoritë”.
Tek Juvja ka disa dilema, pasi nuk dihet ku do të luajë Betankuri dhe ku Pjaniçi. Matyidi nuk është në 100 për qind, por ka qenë i rëndësishëm për të mbështetur Ronaldon, ndaj pritet të luajë. Kedira ende jo në formë, po ashtu Ramsej, dhe që të dy nuk mendohen të aktivizohen, por Sarri ka mundësi zgjedhjeje. Në sulm Ronaldo-Dibala, dhe që të dy kanë qenë ndëshkues për Milanin. Sarri mund t’i bëjë shpejt 5 zëvendësimet, gjë që pritet ta ndihmojë Juven.
Po Milani? Pioli ka më pak mundësi për të manovruar. Jo Ibra, jo Kastijeo, jo Teo Hernandez! “Do ta provojmë ndaj Juves, – thotë Pioli, – nuk na quajnë favoritë, por nuk nisemi të mundur dhe e mendojmë veten që e nisim të barabartë. Me Gazidhisin na bëri mirë që folëm”. Kuotat në baste janë 1.55 për Juven, 4.00 për barazimin, dhe 5.75 për Milanin.
Formacionet e mundshme.
Bufon, Danilo, De Ligt, Bonuçi, Aleks Sandro, Betankur, Pjaniç, Matyidi, Diego Kosta, Ronaldo, Dibala.
Donaruma, Konti, Kjer, Romanjoli, Kalabria, Kesi, Benaser, Paketa, Bonaventura, Çalhanoglu, Rebiç.
Sfidanti.al