Semedo ‘tërbon’ Barcelonën; theu protokollin, shkoi ne festë me 20 persona

Mbrojtësi i krahut të Barcelonës është vënë në qendër të kritikave pasi ka thyer protokollin e sigurisë anticovid. Futbollisti portugez, sipas medias spanjolle, të hënën mori pjesë në një festë ditëlindjeje te një miku i tij ku të pranishëm ishin edhe 19 persona të tjerë në një loka në Castellfede;s.

Në Spanjë takimet në grup janë të kufizuar deri në 15 persona, që do të thotë se Semedo e ka thyer protokollin. Në imazhet që qarkullojnë në media shihet portugezi në shoqërinë e personave të tjerë, të gjithë pa maska në fytyrë dhe pa respektuar distancën minimale të sigurisë që është këshilluar për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Barcelona kërkoi të marrë në zotërim imazhet e telekamerave me qark të mbyllur lokal për të verifikuar vërtetësinë e zërave dhe ndëshkuar Semedon. Një histori kjo që mund të përshpejtojë hapat e largimit të futbollistit nga kampionët e Spanjës, me Semedon që pëlqehet nha Manchester City(në shkëmbim me Cancelon), Juventus(që mund të përdoret për të arritur te Pjanic) dhe Inter(si një element i mundshëm në operacionin Lautaro Martinez).

Do t’i takojë La Ligës të vendosë nëse  futbollisti do të mund të vijojë stërvitjet me skuadrën e nëse do të marrë pjesë në ndeshjen e Barcelonës me Mallorcan në transfertë.

Sfidanti.al