Edhe Eintracht kundër racizmit; në fushë me fanelën #blacklivesmatter

Edhe Eintrachti i Frankfurtit rreshtohet mes atyre që kundërshtojnë racizmit. Në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë ndaj Bayernit të Mynihut në Allianz Arena, futbollistët e Frankfurtit zbritën në fushën e lojës me fanela ku shkruhej “blacklivesmatter”. Vetë Bayerni në fundjavë kishte veshur një fanelë të ngjashme në sfidën e radhës së Bundesligës, por vetëm gjatë fazës së nxemjes.

‘Eintrachti i Frankfurtit është i bashkuar kundër cdo forme racizmi dhe duam që ta tregojmë këtë publikisht-tha Drejtori i klubit të Eintrachtit, Fredi Bobic përpara fillimit të ndeshjes. Që nga nisja e protestave në SHBA dhe në botë në nder të George Floyd, afroamerikanin e vrarë në maj nga një agjent policie në Minneapolis,futbollistë dhe skuadra të ndryshme gjermane kanë shprehur solidaritetin e tyre dhe refuzuan racizmin.

Sfidanti.al