Ylli i koshit ironizon derbin e Beogradit: 20 000 në stadium, në rresht për një në bankë!

Një ish-basketbollist i Serbisë ka shigjetuar vendimet me dy standarde që po merren sipas tij në vendin ballkanik, lidhur me koronavirusin. Milan Dozet, ish-lojtar i Partizanit dhe i Crvena Zvezdës, komentoi në faqen e tij zyrtare në Tuiter. “Serbia, – shkruajti ai, – vendi në të cilin në mbrëmje shkon në derbi me 16 000 njerëz në stadium, ndërsa të nesërmen në mëngjes shkon në bankë, ku mban radhë në rresht për një, dy metra larg njëri-tjetrit, sepse rregullat e distancimit fizik nuk të lejojnë ndryshe”.

Sfidanti.al