Trajneri argjentinas për momentin është jashtë profesionit, pasi nuk ka gjetur një vend “pune”, por padyshim që do të kthehet. Në një intervistë për të përditshmen “Marka”, Maurisio Poçetino, deklaron se është në pritje të ofertavet ë duhura, ndërsa nuk përjashton mundësinë që të drejtojë ekipe si Mançester Junajtidi apo Reali i Madridit. “Nuk mendoj se treni kalon në një stacion vetëm një herë”, – tha ai, duke nënkuptuar shanset e munguar për në “Old Traford” apo “Santiago Bernabeu”. Poçetino thekson se nuk ka qenë momenti i duhur, kur ekipet e mësipërme kanë pasur nevojë për trajner, ndërsa ai ka qenë i angazhuar.
Sfidanti.al