Formula 1, Verstapen e mbyll sezonin me rekordin prej 15 fitoresh

Rastësia mund të të ndihmojë një apo dy herë, por jo më shumë. E pra, Maks Verstapeni e dominoi këtë sezon në Formula 1 duke arritur 15 fitore përfshi edhe të fundit në Çmimin e Madh të Abu Dabit. Diferenca madje ishte e madhe me ndjekësit, ndonëse skuadra e Red Bullit duhet të ketë mbetur e pakënaqur që piloti tjetër, Sergio Perez nuk u shpall dot nënkampion i botës. Këtë pozicion e mori Sharl Lëklerk i Ferrarit, ndërsa një faj e ka Verstapeni që nuk e ndihmoi shokun garën e kaluar duke mos i hapur rrugën. “E pabesueshme që kam 15 fitore, – tha kampioni holandez, – ky ka qenë një vit i shkëlqyer”. Me 15 fitore, Verstapeni ka thelluar rekordin e tij personal që është më shumë sesa Fetel, Shumaher apo Hamilton.

Sfidanti.al