Legjenda e futbollit italian, Andrea Pirlo, konsideron se problemi më i madh i Çelsit nuk janë trajnerët, por ata njerëz që e drejtojnë këtë klub anglez. Më 2011, ai ishte në prag të nënshkrimit të kontratës me “blutë” e Londrës, por kryesorët e Çelsit më në krye pronarin e tij, Roman Abramoviç, e refuzuan atë (Pirlon), duke konsideruar se ai ishte “i vjetër”, megjithëse Pirlo nuk ishte më shumë se 31 vjeç.
“Kur Ançeloti ishte në krye të Çelsit, unë kisha mundësi që të luaja në Premier Ligë, por kryesia e klubit konsideroi se unë isha i vjetër! 31 vjeç, i vjetër? Shansin e dytë që të luaja në Premier Ligë e kisha, kur mua më kërkoi Mançester Siti, por unë atëkohë zgjodha të luaja me Juventusin. Në fakt, do të ishtë interesante ta shihja veten sesi do të mund të luaja në kampionatin më të fortë në botë, por, megjithatë, nuk jam penduar që zgjodha Juventusin”, deklaroi Pirlo që karrierës në fushë i dha fund më 2017, kur luante me Nju Jork Sitin na kampionatin amerikan, MLS, ndërkohë që më parë ai, veç Juventusit, ka luajtur edhe me Milanin, Interin, Rexhinën dhe Breshën.
Sfidanti.al