Si përrallë: “Bullafiqi” Ruiz hedh nokaut.. malin me muskuj Xhoshua!

Edhe kjo nuk pritej: një “bullafiq” nga Kalifornia, më saktë Endi Ruiz, hedh nokaut në raundin e shtatë kampionin e botës, britanikun Entoni Xhohua, duke i marrë atij të gjithë titujt në kategorinë e rëndë në versionet WBA, IBO, WBO dhe IBF.

Me siguri që spektakli në “Medision Skuer Garden” do të tregohet një kohë të gjatë, pasi një boksier plotësisht autsajder (pa pretendime), me origjinë nga Meksika, nxori nokaut kampionin që dukej absolut të botës, Xhoshua. Ruizi, me të vertetë, ka se përse të krenohet: ai luftoi si një luftëtar i vërtetë, shkëmbeu grushte me kundërshtarin, ndërkohë që të dy boksierët ranë edhe nokdaunë, por në raundin e shtatë Ruizi kishte ruajtur më shumë forca dhe bëri një sensacion të madh, duke e nokautuar kampionin e botës.

Sidoqoftë, Xhoshua shkoi në shtëpi me 25 milionë dollarë në “xhepin” e tij, por pa brezat e kampionit të botës. Ruizi që është boksieri meksikan i parë që bëhet kampion i botës në peshën e rëndë, fitoi “vetëm” shtatë milionë dollarë.

Menjëherë u mësua se do të ketë ndeshje revansh.

Sfidanti.al