Një lëvizje të pazakontë në botën e futbollit bëri klubi Kasimpasha i ligës kryesore së Turqisë që në mëngjes njoftoi se kishte vendosur në krye të tij trajnerin 45-vjeçar, Ibrahim Uzulmez, por, më vonë, mbas katër oresh, siç duket, pasi “iu prish mendja”, e shkarkoi atë.
Vendimi i klubit të mësipërm i habiti të gjithë, ndërkohë që Uzulmezi u bë trajneri në kohëzgjatjen më të shkurtër në këtë detyrë në historinë e futbollit. Tani Uzulmezit që më parë ka qenë trajner i klubeve turq Gençerbigli, Rizespor, Gaziantepspor dhe Elazigspor, do t’i duhet të kërkojë një klub të ri.
Sfidanti.al