Futbollisti plot temperament spanjoll, Diego Kosta, u dënua që të mos luante tetë ndeshje mbas fjalëve ofenduese që ai i tha gjyqtarit të ndeshjes mes Altetikos së Madridit dhe Barcelonës. Kur Atletiko vendosi ta dënoi Kostën, ai bëri zhurmë dhe kështu u vendos në listën e transferimeve.
Në këto kushte, ka mundësi që gjatë verës ai të largohet nga Atletiko dhe ta vazhdojë karrierën në Itali. Ditët e fundit janë publikuar informacione se Napoli është i interesuar për ish-sulmuesin e Çelsit. Trajneri i Napolit, Karlo Ançeloti, i vlerëson shumë kualitetet e Diego Kostës dhe do që ta sjellë atë në “San Paulo”.
Sfidanti.al