Mbas trajnerëve Udo Latek dhe Jup Hajnkes, Jyrgen Klop është trajneri i tretë gjerman që arrin ta fitojë Ligën e Kampioneve me një ekip që nuk është gjerman.
Lateku e fitoi trofeun e lartpërmendur me Barcelonën më 1982, ndërsa Jup Hajnkes me Realin e Madridit – më 1998.
Tani edhe Jyrgen Klop arriti ta fitojë LK-në me Liverpulin, duke u bërë kështu trajneri i parë gjerman që e fiton trofeun e rëndësishëm evropian me një ekip anglez.
Sfidanti.al