Perezi i bën bisht Modriçit, edhe bosi di të driblojë ..por pa top!

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, e shtyu për një ditë tjetër takimin që ai vetë kishtë lënë me Luka Modriçin për të enjten, njofton media spanjolle, sipas së cilës mesfushori kroat do që ta takojë patjetër, sa më shpejt, presidentin e klubit “mbretëror” që t’i njoftojë atij deshirën e tij që të largohet nga “Santiago Bernabe”, por… nuk po e gjen dot Perezin, sepse ky i fundit është “shumë i zënë”!
Sikurse thuhet, takimi i së enjtes u shty, sepse presidenti u Realit duhet të ishte në ceremoninë e promovimit të portierit të ri të këtij klubi madridas, Tibo Kurtoa, në “Santago Bernabe”.
Në fakt, Florentino Perez do që ta mbajë sa më larg Interin që ka shprehur dëshirën e madhe që ta ketë mesfushorin kroat në mesin e vet, duke i ofruar atij madje një pagë edhe më të madhe (10 milionë euro në vit) sesa Modriçi merr te Reali. Perezi ka bërë të ditur se kush do që të sigurojë shërbimet e Modriçit, duhet të nxjerrë nga “portofoli” i vet 750 milionë euro, sa edhe është klauzola e blerës së mefushorit kroat që u shpall lojtari më i mirë i Botërorit më të fundit të Rusisë, por, nëse vetë Modriçi ngul këmbë se do që të largohet nga Reali, atëherë, punët ndryshojnë.
Sfidanti.al