Tibo Kurtoa, më në fund, e realizoi transferimin e tij aq të dëshiruar për te Reali i Madrdit, pasi nënshkroi kontratën me klubin “mbretëror”, kështu ai po kthehet në La Ligën spanjolle mbas katër vitesh, por duhet të ruhet nga tifozët e Atletikos së Madridit, me të cilën portieri belg ka luajtur gjatë viteve 2011-2014, ndërkohë që edhe me tifozët e Realit ai, deri tani, nuk i ka punët mirë.
Atëkohë me Atletikon, Kurtoa ka arritur ndër sukseset më të mëdha në karrierën e tij, por ka edhe një “njollë të zezë” që ka lidhje me tifozët e Realit. Më 2013, Atletiko e Madridit fitoi Kupën e Mbretit, pra atë të Spanjës, dhe Kurtoa që luante atëherë me Atletikon, tregoi aftësitë e tij prej këngëtari, duke kënduar këngë ofenfuese për Realin e Madridit!
Sfidanti.al