Kujdes nga “shitësit e qumështit”, Parma s’është për piknik në Serinë A

Klubi i njohur italian i Parmës, më në fund, ka filluar të krijojë një ekip që të konkurrojë me dinjitet në Serinë A. Mbas një pauze të gjatë, “shitësit e qumshtit” po kthehen në elitën e futbollit italian dhe, keto dite, ata promovuan tre perforcimet e reja, të cilët që të tre kanë luajtur me Interin.
Fjala është për futbollistin anësor me përvojë, Biabiani, dhe talentët e reja, Dimarko dhe Bastoni. Bastoni është vetëm 19 vjeç dhe luan në pozicionin e mbrojtësit qëndror, kurse Dimarko 20-vjeçar është mbrojtës i majtë.
Sezoni i ri i Serisë A nis më 18 gusht, ndërkohë që Parma, në ndeshjen e parë, do të presë në fushën e vete Udinezen.
Sfidanti.al