Sezoni veror i transferimeve në Premier Ligë përfundoi, por kjo nuk do të thotë se mbaruan eksitimet në futbollin elitar evropian. Të parët që do të kapen njeri me tjetrin, janë Reali i Madridit dhe Juventusi që do të luftojnë se kush do të sigurojë shërbimet e futbollistit serb, Sergei Milinkoviç-Saviç që tani luan me Lacion dhe që, sot për sot, është një nga mesfushorët më të mirë në botë, ndërkohë që Luka Modriçi do që të ikë nga “Santiago Bernaeu”, kurse Juvja nuk ka mesfushor tjetër të mirë, veç Pianiçit.
“Lufta” mes dy klubeve gjigantë të lartpërmendur ka filluar, por fjalën e fundit e ka presidenti i Lacios, Klaudio Lolito, ndërkohë që “Zidane serb”, sikurse i thotë shumëkush Saviçit, ndodhet në një dilemë të madhe që të vazhdojë të qëndrojë në Itali, ku, tanimë, është mësuar me stilin e lojës në këtë vend, apo të shkojë te Reali, gjë të cilën ai e ka pasur ëndërr që i ri.
Sfidanti.al