Gatuzo: Më në fund te neve po ndodhin gjera pozitive

Xhenaro Gatuzo, pavarësisht nga spekulimet e shumë se, mbas ndryshimit rrënjësor të stukturave drejtuese të Milanit që tani ka ndryshuar pronar, duke kaluar nga një kinez te një amerikan, do të vazhdojë që ta drejtojë ekipin kuqezi edhe gjatë sezonit të ri.
Me këtë rast, Gatuzo, duke folur dje para gazetarëve, nuk e fshihte kënaqësinë e tij, duke theksuar atmosferën mjaft të mirë që tani po mbizotërën në kampin “rosoner”, duke pasur parasysh ardhjen në klub të figurave të reja-të vjetra në funksione drejtorësh të mëdhenj, Leonardo dhe Paolo Maldini. Sipas tij, prania e tyre në stërvitjen e tyre te djeshme është një motivim suplementar për lojtarët, kur shohin se ata i ndjekin dy legjenda futbolli të Milanit dhe të botës.
“Ardhja e Leonardos dhe e Maldinit sigurisht që sjell një presion të madh, por në aspektin pozitiv. Shpresoj se do t’i shoh ata sa më shpesh pranë nesh, sepse ne kemi nevojë për njerëz të tillë. Futbollistët tanë kishin mundësinë t’ua jepnin dorën dy figurave të shquara që kanë bërë historinë te Milani”, vuri në dukje Gatuzo.
Sfidanti.al