Rusja Efimova dhe suedezja Sjostrom notojnë në ar në Europian

Notarja ruse, Julia Efimova, e mbylli kampionatin evropian të notit që u zhvillua në Glasgou të Skocisë, me pesë medalje, katër nga to të arta. Në garën e fundit, ajo triumfoi në garën 50 m bretkocë, duke e kompletuar suksesin e saj absolut në këtë Evropian. Jefimova fitoi medalje të arta edhe në garat 100 dhe 200 m bretkocë, si edhe në stafetën 4×100 m stil i përzuer, ndërkohë që medaljen e argjendtë ajo e fitoi në stafetën e përzier 4×100 m stil i përzier.
Edhe notarja suedeze, Sara Sjostrom, fitoi katër medalje të arta në kampionatin evropian dhe të gjithë ato në konkurrimet individuale. Të artën e fundit ajo e fitoi në ditën e mbylljes së Evropianit, duke fituar në garën 50 m flutur. Kjo notare universale, më parë, triumfoi në garat 50 dhje 100 m stil i lirë, si edhe në 100 m flutur.
Me tre medalje të arta u largua nga Glasgou notarja italiane e specializuar për garat më të gjata, Simona Kuadarela, që triumfoi në garat individuale 400, 800 dhe 1500 metra.
Sfidanti.al