Kështu thotë djali i presidentit të klubit të Italisë së Jugut, ndërsa ylli argjentinas është ende “në mes të katër rrugëve”. Interi duket më larg për Paulo Dibalën, Milani po e provon, ndërsa nuk dihet nëse mund të shkojë jashtë Italisë, por gara përfshin edhe Napolin ndonëse ende jo gati për “parakalim”. Edoardo De Laurentis, djali i presidentit, përmend pikërisht “rrugët” kur e pyesin për fatin e Dibalës. “Rrugët e Zotit janë të pafundme”, – tha De Laurentisi i ri, duke shpehur edhe shpresën, por edhe besimin thjesht tek fati për të marrë një futbollist që deri në qershor ishte i Juventusit.
Sfidanti.al