Rafinja po fiton garën me Çelsin për Rafinjën, por si i bëhet me Levandovskin?!

Duket se kohëve të vuajtura po i vjen fundi dhe se është pa bazë dyshimi i Bajernit se ky klub mund të shkatërrohet për 1 apo 2 vjet. Barcelona mesa duket e kaloi lumin pasi lajmet mediatike janë që po hyjnë në fuqi marrëveshjet për shitjen e të drejtës së të bërit biznes dhe e një pjese të të drejtave televizive. Katalanasit po mbushin arkat dhe kjo po i ndihmon që të jenë aktivë në tregun e futbollit aq sa janë ta gatshëm të paguajnë 73-74 milionë euro (63 milionë paundë stërlina) për kartonin e sulmuesit të Lidsit, Rafinja. Braziliani gjithnjë kishte shprehur preferencën e tij për të luajtur në “Kamp Nou”, por vetëm Çelsi e kishte arritur “stekën” që kishte vendosur Lidsit për 63 milionë paundë stërlina. Me ofertën e fundit, Barça duket se e ka fituar davanë.

Sfidanti.al