Halandit duhet t’i thonë se rivali i Sitit nuk është Man. Junajtidi

Në prezantim u soll si disa emra të mëdhenj të së kaluarës, shpesh nga ata të stolit. Dikur, Sër Aleks Fergusoni e kishte cilësuar Mançester Sitin si “fqinjët e zhurmshëm”, ndërsa Erling Haland flet që nga “barrikada” tjetër duke lëshuar batutën e tij. Duke komentuar vlerësimin e tij për ekipin e tij të ri, sulmuesi norvegjez deklaroi se “mezi po pres të ndeshem në derbi me ekipin që nuk dua t’i them emrin”. Dakord, tifozët e Sitit mund të jenë lumturuar, por gjithësesi edhe ata e dinë se deri tani rivali i “qytetarëve” nuk është ekipi i “Old Trafordit”. Problemet më të mëdha i kanë pasur me Liverpulin dhe me Çelsin.

Sfidanti.al