Lëklerk: Fitorja tregoi se mund të luftojmë për titullin deri në fund

Këtë periudhë ai vetë e kishte cilësuar një “katastrofë të vogël”. Nuk ishte edhe aq i vogël negativiteti i paraqitjeve të Ferrarit në këtë sezon të Formula 1, por gjithsesi fitorja në Austri bëri që perceptimi dhe shanset të ndryshojnë. “Ishte një sukses i bukur, – tha Sharl Lëklerku, – një garë mjaft e mirë nga ana jonë. Ishte e rëndësishme pasi tregon se mund të luftojmë deri në fund. Ia dolën pavarësisht problemeve”. Suksesi i Ferrarit nuk ishte edhe aq i madh përsa i përket pikëve, pasi u rikuperuan vetëm 7, por Lëklerku e parakaloi 3 herë kampionin e botës në fuqi dhe kryesuesin e renditjes. “Unë nuk isha në asnjë moment në gjendje që ta sulmoja Ferrarin”, – pranoi Verstapeni, që kryeson me 208 pikë ndaj 170 të pilotit nga Montekarlo.

Sfidanti.al