Lisandro Lopez është ende një futbollist i Ajaksit, por nëse holandezët pranojnë ofertën prej rreth 50 milionë eurosh të “djajve të kuq”, atëherë do të kalojë në “Old Traford”. Nëse kjo ndodh, Mançester Junajtidi do të ketë në radhët e veta qendërmbrojtësin më të shkurtër të Premier Ligës, me shtatlartësi vetëm 1.75 metra, por që gjatë sezonit të kaluar në elitën e Holandës fitoi më shumë duele ajrore sesa Harri Megajer në Premier Ligë, edhe pse kapiteni i Junajtidit është shumë më i gjatë. Lopezi mesa duket përdor talentin dhe forcën fizike për të kaluar rivalë shumë më të gjatë, ashtu siç bënin Fabio Kanavaro apo Havier Maskerano që ishin gjithashtu 1.75 metra shtatlartë.
Sfidanti.al