Për fat, De Ligti nuk e ka “ADN-në” e Bajernit!

Kështu bën shaka një media bavareze, lidhur me paraqitjen e parë të qendërmbrojtësit holandez. Matijs De Ligt luajti vetëm nja 20 minuta, diçka që i habiti të gjithë, ndërsa trajneri Julian Nagelsman vendosi ta zëvendësonte. Ekzistoi frika për ndonjë dëmtim, ndaj edhe faqja “Punët e Futbollit Bavarez” menjëherë lëshoi batutën se “De Ligti mund ta ketë ADN-në e Bajernit”. Në Bavari, kështu thuhet me shaka lidhur me dëmtimet e shumta të lojtarëve që ndodhin në “Alianc Arenë”. “Për fat, De Ligti nuk e ka këtë trashëgimi gjenetike të Bajernit, – vazhdon faqja, – ai nuk është i dëmtuar, por vetëm i lodhur nga udhëtimet e gjata dhe do të jetë gati për ndeshjet e ardhshme”.

Sfidanti.al